Ne nje interviste per Top Channel presidenti i ri i Kroacise Ivo Josipovic thote se Shqiperine dhe Kosoven i shikon si partnere me te cilet marredheniet jane shume te mira.

“Do te doja qe marredheniet me Shqiperine te jene edhe me te mira. Ne ndajme miqesi dhe nje det te perbashket dhe jemi te afert gjeografikisht. Ne jemi te afert politikisht pasi duam te takohemi ne perendim ne BE dhe NATO”, u shpreh Josipovic.

Sipas kreut te ri kroat, problemet vazhdojne te jene te forta me Serbine.

“Me Serbine kemi shume ceshtje te hapura, ndersa me Kosoven nuk kemi asgje te pazgjidhur. Me Serbine duhet te arrijme nje pike te perbashket per gjera te rendesishme, nderkohe qe duhet te zgjidhim edhe ceshtje, pasoja te luftes”, u shpreh Josipovic.

Kreu i ri kroat eshte i bindur se do ta coje vendin e tij ne gjirin e Bashkimit Evripian.

Top Channel