Mal i Zi-Kosove, raportet diplomatike brenda javes

14/01/2010 15:45

Vendimi per vendosjen e marredhenieve diplomatike mes Malit te Zi dhe Kosoves mund te merret brenda javes

Keshtu bejne te ditur mediat malazeze, te cilat i referohen burimeve te aferta me presidentin Filip Vujanovic.

Sipas burimeve, per kete qellim diten e djeshme eshte mbajtur nje takim mes kreut te shtetit, kryeministrit Gjukanovic, kryeparlamentarit Ranko Krivokapic dhe ministrit te Jashtem Milan Rocen.

Burimet shtojne me tej se ceshtja ne fjale do te jete nje prej temave kryesore gjate takimeve qe Gjukanovic do te zhvilloje me 21 janar ne Uashington me sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe zevendespresidentin Biden.

Top Channel