Ministri i Forces se Sigurise se Kosoves, Fehmi Mujota ka deklaruar se dikasteri i tij mbetet i angazhuar t’i ofroje ndihme zonave te permbytura ne Shqiperi.

“Mbetemi te angazhuar qe per aq kohe sa do te kete nevoje, te dergojme kontigjente shtese ne terren”, ka pohuar Mujota gjate nje raportimi ne mbledhjen e qeverise.

Ne kete mbledhje, kryeministri Hashim Thaci i ka kerkuar Mujotes qe te ndjeke nga afer situaten ne Shqiperi dhe te informoje vazhdimisht kabinetin.

Top Channel