Britani, parlamenti seance per emigrantet shqiptare

14/01/2010 21:10

Komuniteti shqiptar ne Britanine e Madhe, per here te pare ka patur rastin te paraqese arritjet dhe te diskutoje per problemet qe ndeshet ne emigracion, gjate nje seance degjimore ne Parlamentin britanik.

Kjo seance degjimore u zhvillua me iniciative te ambasadorit te Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar, zotit Zef Mazi dhe bashkepunimit me zotin Lutfi Vata, kryetar i Forumit te Bashkimit te Shoqatave Shqiptare ne Britani.

Gjashte parlamentare nga tre forca te ndryshme politike, per me shume se 60 minuta degjuan perfaqesuesit e komunitetit shqiptar, te cilet folen per arsimimin, kulturen, ceshtjet ligjore te emigracionit dhe rolin e medias ne komunitet.

Xhon Grogan, kryetar i grupit parlamentar gjithe partiak Shqiperi-Kosove, tha se eshte hera e pare qe perfaqesuesit shqiptare dhe ata kosovare mblidhen se bashku per te na paraqitur ne Parlament ceshtjet qe kane te bejne me komunitetin e tyre.

Ne kete seance degjimore merrte pjese edhe ambasadori i Kosoves ne Londer, Muhamet Hamiti. Pasi ka falenderuar qeverine britanike per ndihmen e vazhdueshme per anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe proceset drej anetaresimit ne BE, ambasadori Mazi vleresoi rolin e shoqatave te emigranteve.

Lutfi Vata, duke folur per arsimimin e emigranteve dhe ne vecanti mesimin e gjuhes shqipe tek femijet e tyre, kerkoi ndihmen e parlamentareve qe gjuha shqipe te perfshihet ne provimet e matures GCSC.

Ndersa Lulieta Nuzi foli rreth problemeve te shumta qe ndeshin emigrantet shqiptare ne Angli, kryesisht per numrin e larte te te papuneve, problemet qe hasin grate, perfshire pasqyrimin e modelit te punes se suksesshme te organizates qe ajo drejton “Shpresa Programme”.

“Alarmante dhe problem madhor qe kerkon zgjidhje ligjore”. Keshtu e ka cilesuar perfaqesuesi ligjor Klement Banushi nisjen e procedurave nga Home Office te heqjes se nenshtetesise britanike shume shqiptareve.

Ai ka kerkuar ndihmen e parlamentareve britanike per te nderhyre pasi vihet ne rrezik debimi i tyre nga Britania e Madhe duke shkaterruar gjithcka te ndertuar nga ata keto 15 vite ne emigracion.

Parlamentaret kane shprehur gadishmerine e tyre ne mbeshtjetjen e kerkesave te komunitetit shqiptar, duke programuar qe nje seance e tille degjimore te zhvillohet cdo vit.

Top Channel