Ulen interesat e bonove te thesarit

13/01/2010 08:10

Interesat 12-mujore te bonove te thesarit, te emetuara nga qeveria shqiptare permes Bankes se Shqiperise, u ul nen 9 per qind per here te pare ne shume muaj, duke deshmuar per stabilizim te situates ne sistemin financiar te vendit, behet e ditur nga te dhenat e publikuara dje.

Banka e Shqiperise shiti bono thesari 12-mujore me vlere te pergjithshme prej 7 miliarde lekesh me interes mesatar te ponderuar prej 8.99 per qind. Ne ankandin paraardhes se dates 31 dhjetor, interesi mesatar i bonove 12 mujore ishte 9.06 per qind.

Interesat e bonove arriten kulmin ne muajt e fundit te vitit te kaluar ne 9.4 per qind per bonot me afat maturimi njevjecar. Por pas uljes se normes baze te interesit nga ana e BSH-se ne tetor 2009, kostoja e borxhit publik filloi te ulej.  

Top Channel