Miliband: Mbeshtesim integrimin e Maqedonise

13/01/2010 16:10

Ministri i Jashtem britanik David Miliband i ka derguar nje leter presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov, ne te cilen shpreh mbeshtetjen e Mbreterise se Bashkuar ndaj integrimit te vendit ne BE.

Ne letren e tij shefi i diplomacise britanike vlereson reformat e realizuara nga Maqedonia ne vitet e fundit, si dhe shprehet optimist se qeveria e Shkupit do te vazhdoje te punoje ne kete drejtim, per te lehtesuar rrugen e integrimit.

“Mbeta i kenaqur me vleresimin pozitiv qe KE i beri Maqedonise dhe ju garantoj mbeshtetjen e fuqishme te Mbreterise se Bashkuar per hyrjen e Maqedonise si anetare e barabarte dhe aktive e BE-se”, ka pohuar Miliband.

Ai ka shtuar me tej se, ndonese ne dhjetor KE nuk percaktoi nje date per fillimin e negociatave me Maqedonine, eshte parashikuar qe kjo ceshtje te hapet ne pjesen e pare te vitit 2010.

Top Channel