Policia e Kosoves ktheu ne Serbi ministrin per Kosoven ne qeverine e Serbise Goran Bogdanovic, sot rreth mesdites.

“Ai eshte kthyer pasi ka qendruar ne Kosove pa lejen e institucioneve te Republikes se Kosoves”, thone zyrtaret e policise, duke shtuar se ministri eshte duke u kthyer ne piken kufitare ne Merdare.

Bogdanovic ishte ndaluar nga policia sot ne nje fshat te Shterpces.

Sipas disa njoftimeve, arrestimi i te ashtuquajturit minister per Kosoven eshte bere ne nje fshat te komunes se Shterpces, derisa ai po zhvillonte aktivitete politike.

Top Channel