Interesi i popullsise per te marre vaksinen kunder gripit te derrit ne Kosove ka qene jashtezakonisht i vogel.

Sipas informacioneve te autoriteteve lokale, nga 5.500 doza qe jane marre, jane perdorur vetem 200 prej tyre.

Megjithate, Ministria e Shendetesise ka porositur edhe nje kontigjent tjeter vaksinash, per te qene e pergatitur per cdo situate.

“Numri i te vaksinuarve eshte shume i ulet, 200. Por institucionet shendetesore duhet te jene ne gatishmeri”, ka deklaruar zedhenesi i Ministrise se Shendetesise, Faik Hoti.

Nga fillimi i vitit ne Kosove nuk ka pasur rritje te te prekurve dhe viktima, te cilat llogariten ne 14 raste.

“Deri tani jane konfirmuar 321 raste te prekjes se gripit A, prej te cilave 14 kane perfunduar ne menyre fatale. 9 here vdekje ka ardhur si pasoje e virusit, ndersa 5 jane ndikuar edhe nga semundje te tjera”, ka shtuar Hoti.

Top Channel