Liban, zjarr ndaj avioneve izraelite

11/01/2010 17:10

Ushtria libaneze ka hapur zjarr ndaj kater avioneve luftarake izraelite, qe mengjesin e sotem fluturuan ne jug te Libanit.

Lajmin e ben te ditur agjencia “NNA”, e cila i referohet nje komunikate te shprendare nga ushtria libaneze. Nje episod i ngjashem u verifikua me 29 dhjetor.

Kombet e Bashkuara deklarojne se fluturimet izraelite ne Liban perbejne shkelje te rezolutes 1701, qe ne vitin 2006 i dha fund pas 34 ditesh konfliktit mes Izraelit dhe guerrilasve te Hezbollah.

Top Channel