Angola, pranga dy atentatoreve

11/01/2010 12:40

Policia e Angolas ka vene ne pranga dy persona te cilet mendohet se moren pjese ne masakren ndaj autobusit te kombetares se Togos qe po hynte ne vend per te marre pjese ne Kupen e Afrikes.

Sipas CNN, arrestimi i tyre eshte kryer ne rajonin rebel te Kabindas ku ndodhi edhe atentati. Ata mendohet se jane pjese e Forcave per Lirine e Shtetit te Kabindas, nje grup separatist qe kerkon pavaresine e rajonit nga shteti i Angolas.

Nga zjarri i hapur prej ketij grupi, humbi jeten futbollisti togolez Thomas Dossevi, ndihmes trajneri dhe shoferi i autobusit, ndersa portieri Kodjovi Obilale eshte jashte rrezikut per jeten. Ky eshte nje nga evenimentet me te medha qe po zhvillohet ne Angola, shtet qe doli nga lufta e gjate civile vetem ne vitin 2002

Top Channel