Biznesi: 2010-a, viti i amnistise fiskale

10/01/2010 08:00

Biznesi shikon si rrugedalje nga kriza ekonomike vetem amnistine fiskale.

Paketa e propozimeve po studiohet me kujdes dhe do t’i paraqitet qeverise, ne menyre qe t’i jepet zgjidhje ngercit kryesor ne ekonomine shqiptare: informalitetit. Shume subjekte private po leshojne sinjalin e alarmit te falimentit.

Kestet ne banka, mungesa e parase, renia e fuqise blerese, etj., po nxisin grupet e interesit te punojne per propozime konkrete. Ne radhe te pare duket nje pune jo e koordinuar si duhet. Kemi ndertuesit qe kane paraqitur disa propozime per te dale nga kriza, pastaj industrine tekstile (fasonet) qe paraqesin paketa per te shmangur falimentin, po ashtu

Konfindustrine me disa sugjerime qe lidhen me taksat, etj. Por Dhoma e Tregtise se Tiranes vlereson nje tjeter situate. “Ne fund te vitit 2009 beme nje marreveshje bashkepunimi me fosonet dhe ndertuesit, ne menyre qe paketat fiskale te jene te koordinuara mire. Ajo qe mbetet thelbi i zgjidhjes se shume problemeve eshte amnistia fiskale”, thote kreu i Dhomes, Nikolin Jaka.

Per momentin vemendja eshte zhvendosur te permbytjet ne Veri te vendit, pasi bizneset po shikojne mundesine e dhenies se ndihmave, edhe pse vet jane ne kushte krize. Pritet qe ne fillim te javes, ne bashkepunim me Ministrise e Ekonomise, te ngrihet nje grup pune per te sensibilizuar dhe menaxhuar te gjitha bizneset, per t’u dhene ndihme banoreve te prekur nga katastrofa e permbytjeve.

Falja e gjobave, rishikimi i ndonje  politike fiskale, apo ulja ne kohe e pageses se taksave nuk shikohet nga biznesi si zgjidhje e duhur dhe afatgjate. Vetem amnistia mund t’i jape drejtim shume ngerceve ne ekonomi. Grupet e interesit japin si shembull vendet e zhvilluara si Italine apo Spanjen, te cilat nje here ne cdo 5-10 vjet, ndermarrin amnisti fiskale, ose ndryshe, legalizim asetesh.

“Kjo referome jep mundesine e rritjes se kapitalit, futjes ne qarkullim te miliardave leke, zhvillimin e biznesit, etj., duke i hapur rruge rritjes reale ekonomike”, thote Jaka. Per momentin biznesin e shqeteson situata politike, mungesa e likuiditeteve ne ekonomi, niveli dhe politika e taksave. Per ndertuesit mbetet problematike mungesa e lejeve te ndertimit, deficiti me levrimin e fondeve per rruget, por edhe kostot artificiale qe krijohen nga vendimet e qeverise.

Per fasonet, prodhuesit e veshjeve, problematike eshte masa e kontributit per sigurimet si dhe taksa e TVSH-se, e cila rrit kostot. Kurse per Konfindustrine, nder te tjera, ka qene Gjykata Administrative, referenca doganore si dhe kostot e teperta ne banka. Te gjitha keto shqetesime, do te mblidhen dhe formulohen ne nje pakete te plote fiskale, e cila do te paraqitet shume shpejt ne qeveri. Deri tani nuk ka ndonje nisme konkrete nga qeveria, sesa plani per te shtyre ne kohe pagimin e TVSH ne dogane per pajisjet, makinerite dhe linjat e prodhimit.

Sa per amnistine fiskale, Ministria e Financave pretendon se nuk i eshte paraqitur ndonje kerkese konkrete nga biznesi. Afati i fundit per konkretizimin e ceshtjeve ishte lene 15 janari, por permbytjet ne Veri e kane shtyre vendimmarrjen e biznesit.  

Top Channel