KESH: Ulet niveli ne Fierze dy cm ne ore
09/01/2010 13:05
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare njofton se niveli i Fierzes bie me 2 centimetra ne cdo ore, nderkohe qe shkarkimet nga tre hidrocentralet vazhdojne.
Sipas njoftimeve te oreve te fundit nga Fierza shkarkohet 665 meter kub ne sekonde, nga Komani 1100 meter kub ne sekonde dhe nga Vau i Dejes 1400 meter kub ne sekonde.
Drejtuesit e KESH bejne me dije se prodhimi i pergjithshem eshte 23.2 milione kw/h energji, ndersa konsumi eshte 20 mln kw/h.
Top Channel