Obama: Ndryshime ne sistemin e sigurise

08/01/2010 02:20

Presidenti amerikan Barak Obama gjate raport-analizes se sistemit te sigurise u shpreh per nje reforme ne te, ne menyre qe te evitohen e shmangen tentativat e terroristeve ne te ardhmen.

“Bashkerisht, une dhe administrata ime do te propozojme nje sere ndryshimesh. Keshtu te gjithe te dyshuarit si terroriste do te ndiqen me nje vemendje te vecante prej sherbimeve sekrete deri ne momentin kur vertetohet se ata persona nuk kane te bejne me terrorizmin, raportet e sherbimeve te inteligjences do te shperndahen me shpejt dhe me me shume efikasitet dhe do te zgjerohet lista e personave qe nuk mund te fluturojne per ne SHBA”, u shpreh Obama.

Sipas presidentit amerikan te gjitha keto masa do te ndihmojne ne ngritjen dhe perforcimin e asaj qe ajo e quajti “vija e pare e mbrojtjes ndaj terrorizmit e Shteteve te Bashkuara”

Top Channel