France, karte e posacme per muziken on line

08/01/2010 14:10

Nje karte per muziken on line qe do t’u jepet te rinjve per te favorizuar shkarkimin ligjor te kengeve nga interneti do te krijohet ne France.

Risia pritet te ndodhe gjate veres se ardhshme, ka bere te ditur vete presidenti Sarkozy.

Karta ne fjale u propozua nga komisioni i posacem per muziken dhe internetin, qe kishte per detyre permiresimin e ofertes ligjore per shkarkimin e muzikes dhe filmit nga webi.

Karta do te kushtoje 50 euro dhe do te financohet ne kuoten 50 perqind nga shteti dhe nga profesionistet e sektorit.

Top Channel