Britania kalon naten me te ftohte te dimrit

08/01/2010 12:00

Mbreteria e Bashkuar ka kaluar naten me te ftohte te dimrit me temperaturat qe kane shkuar ne -22 grade celsius ne fshatrat Sutherland dhe Highlands.

Ne zona te tjera temperatura ka qene -10 grade dhe ka detyruar banoret e periferive qe po luftojne me akujt te hedhin kripe mbi trotuaret e ngrire.

Shume shkolla vazhdojne te jene te mbyllura, ndersa trafiku ajror dhe ai hekurudhor jane bere “viktima” te vonesave te shumta.

Meteorologet parashikojne se fundjava mund te jete edhe me e ftohte, me temperatura arktike.

Reshjet e dendura te debores ne Britanine e Madhe kane perfshire Angline, Uellsin dhe Irlanden Veriore.

Top Channel