Tregtia e jashtme, ne pike kritike

07/01/2010 08:50

Nuk ndalet thellimi i deficitit tregtar, pavaresisht politikave qe po ndermerr qeveria. Te dhenat e muajit nentor, publikuar dje nga Instituti i Statistikave-INSTAT tregojne nje perkeqesim te situates rreth shkembimeve te mallrave me vendet e tjera.

Eksportet dhe importet po tkurren gradualisht, si pasoje e krizes e cila frenoi konsumin.

Statistikat tregojne se importi i ushqimeve, pijeve dhe duhanit ka pesuar renie me rreth 15.8 per qind.

Konkretisht, deficiti tregtar ne muajin nentor arriti ne rreth 28 miliarde leke, duke shenuar nje rrije prej afro 1.5 per qind krahasuar me muajin paraardhes dhe nje ulje prej 5.2 per qind krahasuar me nentor 2008. Partneret kryesore vazhdojne te mbeten Italia dhe Greqia, pavaresisht reduktimit te tregtise.

Treguesit dhe partneret

Sipas INSTAT-it, ne muajin nentor 2009 jane eksportuan rreth 9,6 miliarde leke mallra, me nje ulje prej 0.8 per qind ne krahasim me muajin tetor 2009 dhe rritje me 4.7 per qind ne krahasim me nentorin e 2008-s.

Sa u takon importeve, kemi nje volum prej 37,7 miliarde leke mallra me nje rrije prej 0.9 per qind ne krahasim me muajin paraardhes, por me ulje me afro 2.9 per qind krahasuar me nje vit me pare.

Tregtia me vendet e Bashkimit Europian eshte 66.4 per qind, ku partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia.

Sipas INSTAT-it, me Italine eksporti eshte 62.9 per qind dhe importi 28.3 per qind, kurse me Greqine, eksporti eshte 5.8 per qind dhe importi 12.9 per qind.

Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane: per eksportin, Britani e Madhe, Kine, Kosove, Spanje, Turqi etj., dhe per importin, Austri, Britani e Madhe, Itali, Kine, Ukraine etj.

Shkembimi i mallrave

Kriza ekonomike ka prekur investimin per makineri dhe pajisje, duke perforcuar edhe me tej faktin se ne vend eshte tkurrur forca e privatit.

Te dhenat e muajit nentor tregojne se importi i makinerive, pjeseve te kembimit, lendes se pare ne ndertim etj., ka rene me rreth 2.2 miliarde leke, krahasuar me vitin 2008.

Eksporti i grupit “minerale, lende djegese, energji elektrike”, eshte rritur me rreth 26.2 per qind etj., ndersa eksporti i grupit “makineri, pajisje dhe pjese kembimi” eshte ulur me 22.3 per qind dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 14.1 per qind renie.

Kriza ka goditur edhe tregtine e tekstileve, aty ku ekonomia shqiptare perftonte me teper. Statistikat tregojne se eksporti i mallrave “tekstile dhe kepuce” regjistrojne ulje me afro 6.4 per qind, kurse ne vlere gati 1 miliard leke me pak.

Nderkaq, verehet rritje me 16.4 per qind te importit te grupit “prodhime druri dhe letre”, sikurse dhe “lekure e artikujt prej tyre” u rrit me 13.9 per qind.

Top Channel