Tekstet shkollore, te gjitha ne “site”

07/01/2010 08:45

Pas problemeve “flagrante” me tekstin e historise me te cilin do te punonin maturantet e ketij viti, per 2010 do te kete nje cikel ndryshimesh.

Lajmi vjen nga Ministria e Arsimit. Tekstet shkollore do te rishikohen, do te “riformatohen” dhe do te kalojne ne disa etapa para se te shkojne ne duart e nxenesve. Madje hallka te reja kontrolli do te futen per here te pare ne loje.

Nje nga detyrat e Keshillit te Arsimit Parauniversitar, eshte politika e teksteve.

“Kemi angazhuar rreth 70 eksperte dhe studiues per te pare kurrikulat e klases XI dhe XII dhe e kemi perfunduar tashme kete proces”, sqaroi ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Duke vleresuar reformen e Altertekstit, si nje hap i duhur dhe i drejte qe u realizua ne sistemin tone arsimor, sipas ministrit, kesaj reforme i eshte shtuar edhe nje hallke tjeter. Tekstet, pasi te vleresohen dhe te hidhen ne treg, do te verifikohen nese i kane plotesuar standardet. Ky proces do te realizohet nga ekspertet e MASH dhe institucioneve ne varesi.

Lendet shoqerore

Te gjitha tekstet e lendeve shoqerore do rishpallen per rikonkurrim. Sipas Ministrise se Arsimit nuk ka probleme vetem teksti i historise, por me probleme ka edhe plot tekste te tjera.

“Une i kam falenderuar te gjithe njerezit qe moren pjese ne kete debat, per tekstin e historise dhe kapitujt e saj te debatueshem. Ishte nje ndihme e madhe per ne. Alterteksti eshte nje reforme e standardeve europiane, por kishte vendosur ne plan te pare Shtepine Botuese ndersa ne do te vendosim grupin e Autoreve”, theksoi ministri Tafaj.

Sipas eksperteve te arsimit, publiku shqiptar duhet ta dije cilat jane grupet e autoreve te cilet duan te shkruajne historine, gjuhen shqipe, letersine. Kjo do te thote qe çdo autor dhe çdo studiues qe deshiron te shkruaje nje tekst duhet ta mendoje mire, pasi teksti per nje nxenes eshte krejt ndryshe nga teksti i nje universitari, i cili mund te permiresohet ne çdo kohe.

Rishikimet

Sipas Ministrise se Arsimit eshte mbyllur procesi i rishikimit te programeve. Per kete ka pasur nje bashkepunim me studiuesit, pedagoget dhe mesuesit. Instituti i Kurrikulave dhe Teksteve me drejtorine e arsimit parauniversitar po bejne te gjitha ndryshimet e sugjeruara nga grupi.

“Njeherazi jane bere ndryshimet ne proceduren e Alertekstit, sepse gjithe procedura mbyllet me tekstet dhe ne baze te kesaj pune te bere ne keta dy muaj do te kete disa ndryshime te rendesishme ne procedurat e Altertekstit ne kuptimin qe per ne duhet te jene ne sfond shtepite botuese dhe jo autoret siç kane qene deri tani”, theksoi Tafaj.

Ne Web-site e Ministrise  se Arsimit do te jene te gjitha grupet e autoreve qe do te perzgjidhen ne procesin e konkurrimit per te shkruar libra, tekstet e reja ne te gjithe sistemin parauniversitar.

“Do bejme oponenca te pavarura nga studiuesit me te mire te vendit tone. Do te shtojme edhe nje hallke tjeter, e cila do te synoje qe tekstet, pasi te jene vleresuar edhe pse u eshte bere oponenca, para se te hidhen ne treg nga shtepite botuese, do te verifikohen nese i kane respektuar standardet mbi bazen e te cilave edhe jane perzgjedhur”, tha Tafaj. Sipas tij, kete proces do ta realizojne ekspertet e MASH dhe te institucioneve ne varesi.

Top Channel