Siguria, raporti i Obama do te jete “shock”

07/01/2010 17:20

Raporti i presidentit te Shteteve te Bashkuara Barack Obama, mbi atentatin e deshtuar ne fluturimin Amsterdam-Detroit do te jete nje “shock” i vertete.

Keshtu ka deklaruar keshilltari amerikan per Sigurine Kombetare, gjenerali James Jones ne nje interviste per te perditshmen “USA Today”, ku ka saktesuar se raporti do te publikohet ne mbremje nga ana e Shtepise se Bardhe.

Administrata amerikane ia ve fajin per atentatin e deshtuar gabimeve “te papranueshme” te kryera nga sherbimet sekrete.

“Presidenti Obama eshte i alarmuar nga fakti se nuk eshte reaguar perballe informacioneve qe sherbimet e inteligjences kishin ne dispozicion”, ka nenvizuar Jones.

Ai ka shtuar me tej se eshte hera e dyte qe askush nuk ka parandaluar atentatet, pas atij ne bazen “Fort Hood”, pavaresisht se ka pasur shume te dhena alarmuese.

Top Channel