
Situata shqetesuese ne veri te Shqiperise ka shtyre ambasaden e Shteteve te Bashkuara ne Tirane te leshoje nje paralajmerim per te gjithe shtetasit amerikane ne vendin tone.
Nisur nga gjendja e krijuar prej permbytjeve te shkaktuara nga lumi Drin, ambasada ka keshilluar qytetaret amerikane ne zonat e prekura te monitorojne kanalet e lajmeve per njoftime mbi mbyllje rrugesh dhe evakuime, si dhe u kerkohet te tregohen te kujdesshem e te shmangin sa me shume te jete e mundur udhetimin ne zonat e rrezikuara.
Shtetasve amerikane u kerkohet nder te tjera te kontrollojne vazhdimisht web site-n e ambasades per informacione, ndersa inkurajohen te shikojne edhe faqen “nje udhetim i sigurte jashte kufijve”, me te dhena te vlefshme si per ata qe jetojne jashte Shteteve te Bashkuara, ashtu dhe per ata qe kane ndermend te udhetojne.
Pervec informacioneve nga interneti, atyre u eshte krijuar edhe mundesia te telefonojne falas per informata te metejshme ne nje numer brenda Shteteve te Bashkuara dhe Kanadase.
Sa per amerikanet qe jetojne ne Shqiperi, apo do te udhetojne drejt vendit tone, atyre u kerkohet te kontaktojne me ambasaden amerikane ne Tirane nepermjet web site-it te saj te regjistrimeve, ne menyre qe t’iu ofrohet informacioni mbi rrugetimin dhe sigurine ne Shqiperi.
Top Channel