Egjipt, perleshje mes muslimaneve dhe kristianeve

07/01/2010 01:55

Perleshje dramatike mes te krishtereve dhe muslimaneve raportohen nga autoritetet egjiptiane.

Sipas lajmit te njoftuar prej policise egjiptiane, perplasjet mes muslimaneve dhe te krishtereve kane ndodhur ne provincen Naga Hamadi ne krahinen Sohag ne Egjiptin e Eperm rreth 400 kilometra ne jug te Kajros.

Nga perleshjet deri me tani raportohen 2 te vdekur dhe 8 persona te plagosur. Burim i perplasjes sipas autoriteteve faraonike ishte perhapja e fjaleve se nje vajze e re muslimane ishte perdhunuar nga te rinj kristiane.

Top Channel