Algjeri, shkaterrohet celula e Al Kaedes

07/01/2010 16:30

Te pakten 9 persona, anetare te deges algjeriane te Al Kaedes jane arrestuar ne javen e fundit ne kryeqytetin Algjer.

Lajmin e bejne te ditur media te ndryshme lokale, sipas te cilave te arrestuarit kishin si detyre sigurine dhe transportin e krereve te fraksioneve te rrjetit terrorist.

Gjithashtu, ata planifikonin atentate ndaj agjenteve te policise dhe ushtarakeve, si dhe furnizonin me eksploziv celula te ndryshme te Al Kaedes.

Top Channel