SHBA, tjeter alarm ne aeroporte

06/01/2010 01:10

Nje tjeter aeroport ne token amerikane u evakuua pas alarmit per bombe ne nje prej terminaleve te tij.

Lajmi njoftohet prej gazetes amerikane “Minneapolis Star Tribune”, e cila sakteson se aeroporti “Saint Paul” ne Minesota u bllokua per disa minuta pas panikut te perhapur kur nje qen antibombe reagoi pozitivisht kundrejt disa bagazheve gjate kontrollit.

Autoritetet e sigurise nuk njoftojne nese gjate kontrollit u gjet apo jo lende plasese, ndersa administrata e aeroportit deklaroi se ai mbetet funksional, por me disa vonesa dhe dhe fluturime te anuluara per pasagjeret.

Top Channel