Obama: Rishikim sistemeve te sigurise

06/01/2010 00:40

“Sherbimet e sigurise deshtuan ne menyre skandaloze”, deklaroi presidenti amerikan Barak Obama pas takimit ne Shtepine e Bardhe me zyrtare te larte te administrates se tij.

Ne i kishim informacionet e nevojshme per ndalimin e terroristit. Fakti qe ai arriti te ngjitej ne avion do te thote se sistemi calon. Per kete arsye kerkova rishikimin e te gjitha masave te sigurise ajrore, ne vecanti ate te ekzaminimit ne aeroport duke e vene theksin mbi teknologjine e avancuar”, shtoi me tej shefi i Shtepise se Bardhe.

Komentet e presidentit erdhen pas takimit qe ai zhvilloi me Sekretaren e Shtetit Hilari Klinton, Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates, ate te Sigurise se Brendeshme Janet Napolitano, drejtorin e CIA-s, Leon Panetta, e shefin e FBI-se, Robert Mueller.

Te marten ne Shtepine e Bardhe, Obama u takua me gjithsej 20 shefa te sherbimit te fshehte, ministra dhe keshilltare te larte per çeshtje te sigurise e te gjithe u perpoqen t’i sqarojne si mundi te ndodhe nje gabim i tille.

Ne serine e ndryshimeve te paraqitura nga Obama, ishte dhe rishikimi i listes se te dyshuarve per terrorizem qe nuk duhen lejuar te ngjiten ne avione.

Top Channel