L. e Mesme, sulm ajror izraelit, nje viktima

06/01/2010 02:55

Nje militant i vrare dhe tre persona te tjere te plagosur eshte bilanci i nje sulmi me predha te ndermarre prej ushtrise izraelite ne Rripin e Gazes.

Autoritetet izraelite si dhe autoritetet mjekesore palestineze njoftojne se sulmi u ndermor  ne pjesen qe kontrollohet prej Hamas-it dhe se objektivi i bombardimit ishin nje grup personash qe njiheshin si pjesetare te nje grupi radikal te quajtur “Komiteti i Rezistences Popullore”.

Ky ishte edhe sulmi i pare i ushtrise hebreje, qe shkaktoi edhe viktimen e pare te konfliktit Izrael-Palestine per kete vit. Vetem para nje muaji Izraeli vrau 6 persona ne Bregun Perendimor.

Top Channel