Prifti: Fierza kaloi normat e lejuara

05/01/2010 13:15

Prurjet e shumta per shkak te rreshjeve te denduara kane prishur parashikimet e Ministrise se Energjitikes per menaxhimin e rezerves hidrike ne kaskaden e Drinit.

Ministri i Energjetikes, Dritan Prifti tha se ne kasakde, liqeni i Fierzes u lejua mbi nivelin e sigurise. “Situata ne Fierze pati rritje me 3 meter me shume nga ajo qe thote rregullorja. Kane qene vetem 10 dite qe kane sjelle prurje te menjehershme, duke renduar situaten. Ne Fierze, 24 oret e fundit niveli ka rene 75 cm. Kemi arritur ne nje pozicion me te kenaqshem”, shprehet ministri.

Kreu i energjetikes tha se tashme situata po shkon drejt normalizimit, por njoftoi se specialistet e ministrise dhe KESH-it do te vazhdojne te mbikqyrin kaskaden hap pas hapi.

”Ne 24 oret e fundit kemi prodhuar 28.8 milione kw/ore energji, kemi konsumuar 23.2 milione kw/ore, kemi eksportuar 12 milione dhe kemi importuar 7 milione kw/ore. Rendesi ka qe te punohet me kapacitet te plote”, shprehet Prifti. Hidrocentralet jane ne pune me kapacitet maksimal dhe sasia e energjise se eksportuar ka arritur ne mbi 12 milione kw/ore ne dite. Por ne te njeten kohe OSSH vazhdon te importoje energji. 

Top Channel