Shengjin, nis puna per ndertimin e prites

04/01/2010 08:00

Shtabi i Emergjencave Civile te ndihmuara nga forcat e ushtrise jane duke punuar ne ndertimin e argjinatures mbrojtese ne ishullin Shengjin ku batica detare shkaktoi permbytje te dhjetra banesave banesave dhe disa qindra ha toke.

Kamionet e ushtrise vendosen sasi te medha dheu dhe guresh per te ngritur nje prite e cila do te pengoje baticat e tjera te ngjashme me ate te dites se shtune. E megjithe kete nderhyrje, ajo qe eshte bere nuk zhbehet me jane demet kolosale qe kane pesuar banoret.

Demet e para duken qarte ne banesat e tyre te cilat per dy dite qendruan ne nje thellesi uji prej gati 1 meter duke bere qe uji i kripur te nxjerre jashte perdorimit paisjet e tyre, te demtoje ushqimin e blektorise dhe ajo qe eshte me e keqja, ka demtuar ne menyre te pakthyeshme tokat.

Sasi te medha balte dhe uji te kripur kane mbetur ne keto zona te permbytura. Nje tjeter problem qe ata shtrojne eshte edhe mungesa e energjise dhe ujit te pijshem pasi permbytja ka shkaktuar probleme edhe  ne pompat e furnizimit me uje te kesaj lagjeje. Batica pervec permbytjeve ka shkaktuar edhe demtime te renda ne disa ndertime fare prane bregut te reres ne bregdetin e shengjinit kryesisht ne lokalet e ndertuara me konstruksione te lehta.

Top Channel