PE, deputetet anulojne viziten ne Iran

04/01/2010 11:00

Bashkimi Europian ngrin marredheniet diplomatike me Iranin, pasi nje grup europarlamentaresh kane anuluar viziten ne Teheran te programuar per periudhen 7-11 janar.

Lajmin e beri te ditur sot Ministria e Jashtme e Iranit nepermjet zedhenesit Ramin Mehman-Parast. Gjate diteve te shkuara, disa europarlamentare ishin shprehur kunder kesaj vizite pas raprezaljeve te policise me protestuesit opozitare.

Gjithashtu nje tjeter pakenaqesi e BE-se lidhet edhe me ceshtjen e programit berthamor. Gjithcka kulmoi me nje leter te shkruar nga deputetet amerikane, demokrate e republikane, te cilet i kerkuan kreut te PE-se te anulonte kete vizite.

Nga ana tjeter, Irani pohon se data e re e misionit europian do vendoset pas bisedimeve dypaleshe.

Top Channel