Italia, nje dite pa emigrante

04/01/2010 16:15

Klima e rende raciste ne Itali duket se po deshperon gjithmone e me shume emigrantet.

Ata kane vendosur te bejne nje dite proteste, nen sloganin “Nje dite pa emigrantet: 24 ore pa ne”, qe do te zhvillohet ne 1 mars. Propozimi ka lindur nepermjet nje grupi ne Facebook dhe deri tani i jane bashkuar ne me pak se nje muaj afro 8.000 persona, te huaj dhe italiane.

Sipas pershkrimit ne informacionin e vendosur ne rrjetin social, grupi propozon te organizoje nje proteste me qellimin qe opinioni publik italian te kuptoje kontributin e rendesishem qe kane emigrantet ne shoqerine e ketij vendi.

Ai eshte i hapur per te gjithe dhe deklarohet krenar qe te bashkoje gjithkend qe refuzon racizmin. Ideatoret e ketij propozimi i jane bashkuar levizjes franceze qe po organizohet prej disa muajsh me te njejtin emer.

Ne Itali aktualisht jane rreth 4.5 milione emigrante, shume prej te cileve bejne pune qe nje pjese e mire e italianeve nuk i marrin persiper.

E me gjithe ndihmesen e te huajve, ne Itali jane hedhur propozime raciste edhe nga politikanet, si rasti i Matteo Salvini-t te Lega Nord, qe hodhi idene per te perdorur vagone te metrose vetem per milanezet.

Nje tjeter rast skandaloz ishte ai ne Foxha, ku nje linje urbane u vendos nga qe te ndahej per dy kategori me autobuza te ndryshem: ata ku duhet te hipnin vetem te bardhet dhe ne te tjeret njerezit me ngjyre.

Rast ky, te cilin mediat e huaja ne lajmet e tyre e nisnin me titullin: “Apartheid ne Itali”.

Top Channel