Fluks emigrantesh ne pikat kufitare

03/01/2010 13:05

Fluks emigrantesh ne dalje regjistrohen ditet e para te janarit ne te gjitha pikat kufitare te vendit.

Pas festave te fundvitit qindra mjete te vogla dhe mijra persona po dalin nga Shqiperia dhe megjithe shtimin e sporteleve ne kufi radhet duket se jane te pashmangshme.

Keshtu ne piken kufitare te Kakavijes mbi 2700 emigrante dhe 600 mjete kaluan kufirin brenda 24 oreve dhe megjithese pala shqipetare punon me 9 sportele, radhe ne kete pike doganore ka arritur ne 1 kilometer.

Me nje intensitet me te ulet paraqitet situata edhe ne Kapshtice, ku megjithese numri i emigranteve ne dalje mbetet me i vogel se ne Kakavije radhet nuk jane eleminuar.

Nderkohe, si pasoje e detit te trazuar probleme ka patur edhe ne dy portet me te medha te vendit, ate te Durresit dhe Vlores, ku dyndjet e emigranteve vazhdojne.

Top Channel