BSH: 2010, vit i veshtire per investimet

03/01/2010 09:05

Ekonomia shqiptare do te vuaje gjate ketij viti nga investimet me te uleta, prurjet me te pakta valutore nga emigrantet si dhe nga ftohja e kreditimit.

Ky eshte parashikimi i kryer nga Banka e Shqiperise ne Deklaraten e Politikes Monetare.

“Pakesimi i metejshem i prurjeve valutore ne formen e remitancave gjate vitit te ardhshem do te ndikoje negativisht ne kerkesen agregate ne ekonomi. Tendenca ne renie e verejtur gjate dy viteve te fundit eshte amortizuar nga prurjet e larta financiare te investimeve te huaja dhe huamarrjes se jashtme. Kontraktimi i vazhdueshem i tyre tenton te transmetohet ne nivelin e konsumit dhe ne rritjen e kostos oportune te investimeve ne ekonomi, duke u pasqyruar edhe ne uljen e potencialit ekonomik ne periudhen afatmesme”, thuhet ne raport.

Shume institucione nderkombetare vleresojne se ekonomia jone mund te kete nje vit edhe me te veshtire se sa viti i kaluar, kryesisht per shkak se qeveria tashme e ka konsumuar te gjithe mundesine e vet per te ndihmuar ekonomine me para te marra borxh.  

Top Channel