Danimarke, deshton atentati ndaj karikaturistit te profetit

02/01/2010 15:10

Karikaturisti qe u be shume i famshen ne gjithe boten per karikaturat per profetin Muhamed i ka shpetuar nje atentati ne Danimarke.

Agresori, nje 28-vjecar me origjine somaleze, i cili mbante nje thike ne dore dhe bertiste: “Hakmarrje” dhe “Gjak”, hyri ne shtepine e karikaturistit 74-vjecar.

I zoti i shtepise arriti te futej ne nje dhome bashke me mbesen e tij dhe prej andej te lajmeronte policine.

Forcat e rendit arriten ta plagosin agresorin, ndersa karikaturistin ta cojne nje vend te sigurt.

Mesohet se 28-vjecari kishte lidhje me grupe islamike, qe qendrojne ne rrenjet e Al Kaedes.

Top Channel