Aksident rrugor, plagoset familja e emigranteve

02/01/2010 16:55

Nje familje emigrantesh eshte aksidentuar ne aksin nacional Korce-Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur ne afersi te grykes se Pocestes kur mjeti tip Toyota me targa greke ka dale nga rruga duke perfunduar disa metra poshte saj ne afersi te nje kanali.

Si pasoje e aksidentit jane plagosur dy bashkeshortet Nazar dhe Monika Durbaku perkatesisht 37 dhe 32 vjec nga fshati Pirg. Policia ka percaktuar si shkak shpejtesine e mjetit ndersa drejtuesi ka humbur kontrollin kur mjeti ka rreshkitur ndikuar edhe nga lageshira mbi asfalt.

Burimet e policise kane thene se jane plagosur dy bashkeshortet ndersa me demtime te lehta dhe jashte rrezikut per jeten ndodhen dy femijet qe ishin ne te njejtin mjet.

Gruaja 32-vjecare ka pesuar fraktura me te renda si pasoje e perplasjes se forte te mjetit. Familja po udhetonte drejt fshatit Pirg nderkohe qe te kater te demtuarit jane transportuar per ndihme mjekesore prane spitalit civil te Korces.

Top Channel