Peniani, shenja per shkrirje akujsh

01/01/2010 17:30

Ky vit i ri vjen me shpresa te reja per shkrirjen e akujve mes dy armiqve te hershem, Shteteve te Bashkuara dhe Korese se Veriut.

Ne mesazhin e tij te nderrimit te viteve, Peniani ben thirrje per fundin e marredhenieve maje me maje me Ameriken, ndersa shpreh vullnetin per paqe afatgjate ne gadishullin korean.

Fundi i armiqesise me Shtetet e Bashkuara, eshte faktor themelor per sigurimin e paqes dhe stabilitetin te rajonit, thuhet ne nje deklarate te qeverise koreano-veriore.

Regjimi ne vendin komunist e shenon tradicionalisht hyrjen e vitit te ri me nje editorial te perbashket qe publikohet ne tre gazetat me te medha te vendit.

Departamenti Amerikan i Shtetit u pergjigj duke thene se Korea e Veriut mund ta demonstroje angazhimin e saj per paqe me rikthimin ne tryezen e bisedimeve gjashte paleshe mbi ambicjet berthamore te vendit qe ish presidenti amerikan Bush e konsideronet aks te se keqes ne bote.

Veprat jane me te fuqishem se fjalet, thane zyrtare te Departamentit te Shtetit per AFP-ne. Ne kete rast, sinjalet per vazhdimin e negocjatave do te ishin nje hap konkret perpara.

Peniani i braktisi bisedimet ne muajin prill, pas denimit qe iu be na plan nderkombetar testeve te tij te raketave me rreze te gjate veprimi.   

Top Channel