Tragjike në Rusi/ Avioni ushtarak përplaset me një shkëmb dhe rrëzohet, humbin jetën 29 persona
Viti i ri 2010 po fillon me nje ekonomi boterore ne rimekembje nga recesioni me i rende i saj prej dekadash te tera.
Ai qe sapo lame pas ishte nje vit kur qeverite dhe Bankat Qendrore anembane globit moren masa te jashtezakonshme per t’i vendosur ekonomite serish ne rrugen e rritjes.
Shume eksperte mendojne se mund te kishte shkuar edhe me keq. Frika e perseritjes se nje situate te ngjashme me ate te depresionit te madh, qe mjaft e prekshme, thote BBC. Edhe ne kete rast, pati nje recesion shume te thelle dhe veprimtaria globale ekonomike u tkurr per here te pare ne me shume se gjysme shekulli.
Qeverite ne vendet ne zhvillim perdoren çdo mjet per te zgjidhur kete problem. Pati shpetime te bankave, perqindje interesi teper te uleta, programe per shpenzime publike dhe disa masa te pazakonta per te rritur furnizimin me para.
Tani duket se me e keqja u shmang, dhe ne shumicen e vendeve rritja ekonomike ka rifilluar, megjithate mbeten te pakta gjasat qe te perjetohet ndonje zgjerim i fuqishem si ai i pjeses se pare te dekades.
Konsumatoret ne shume ekonomi – veçanerisht ne SHBA dhe Britani – jane zhytur ne borxhe, bankat jane ende ne kembe, por shume u demtuan rende nga kriza, ndersa recesioni la gjurme edhe ne financat qeveritare.
Megjithate, thone ekspertet, mund te kishte qene shume me keq se kaq. por po keshtu nuk mungojne as skeptiket qe mendojne se rritja e papunesise, frika e konsumatoreve per te shpenzuar e te tjera arsye si keto, nuk do ta lejojne ekonomine boterore te fuqizohet ne 2010-ten.
Top Channel