Topi: Uroj mirekuptim e harmoni

31/12/2009 19:35

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ne urimin tradicional te fundvitit  shprehu per te gjithe shqiptaret kudo qe ata ndodhen, pershendetje te perzemerta dhe te ngrohta.

“Ne keto caste te nderrimit te viteve, uroj te gjithe shqiptaret qe sot festojne ne gjirin e familjes se tyre, kesaj qelize te shenjte te shoqerise sone, e cila eshte motiv krenarie, besimi e shprese. Paçi gjithmone dashuri, lumturi, harmoni e shendet ne jeten tuaj!”, u shpreh Topi.

Kreu i shtetit theksoi se sot me shume se kurre ndodhet prane atyre qe per arsye te ndryshme gjenden te vetmuar.

“Jam prane prinderve te moshuar qe nuk i kane femijet prane, duke u uruar qe t’i takojne sa me pare te dashurit e tyre; jam prane jetimeve dhe femijeve te braktisur, duke u premtuar atyre mbeshtetjen time te plote, per te gjetur edhe ata nje strehe te ngrohte familjare, jam prane njerezve me aftesi te kufizuar dhe familjeve te tyre, me urimin per nje vit te ri qe t’u lehtesoje veshtiresite e tyre, me impenjimin e te gjitheve”, tha presidenti.

Ne mesazhin e fundvitit presidenti pershendet edhe forcat tona te armatosura, tashme anetare te NATO-s qe sherbejne ne Afganistan, Irak, Sudan e Bosnje, te cilet jane shnderruar ne misionare te paqes, rojtare te saj.

“Populli shqiptar eshte nje dhe i pandare ne deshiren e tij per nje Shqiperi demokratike europiane e ne mireqenie. Politika duhet te reflektoje realitetin.Mirekuptimi, harmonia, bashkepunimi i perditshem mes njerezve, si dhe atmosfera e ketyre festive, uroj qe ta ndihmojne gjuhen politike, qe te jete me prane interesave te qytetareve”, theksoi nder te tjera kreu i shtetit.

“Te dashur vellezer e motra, te gjithe sebashku duhet te zgjojme energjite tona me te mira, per nje Vit te Ri te mbare e te sukseshem. Ne kemi talent, force, kurajo, vullnet per te ndertuar nje shoqeri te begate e demokratike per vete e per femijet tane.
Gezuar!Qofte nje vit i mbare per te gjitha familjet shqiptare, me shendet, harmoni, mireqenie e shume suksese!Zoti e bekofte Shqiperine e shqiptaret! Edhe nje here Gezuar!”, perfundoi urimin e tij, presidenti i Republikes, Bamir Topi.

Top Channel