Sidnej, radhe per spektaklin e fishekzjarreve

31/12/2009 12:25

Qindra vete kane zene radhe per vendet e para rreth portit te Sidnejit, perpara spektaklit gjigand te fishekzjarreve qe cel kremtimet e Vitit te Ri.

Shou piroteknik pritet te mbledhe me shume se 1,5 milione njerez nga i gjithe globi, duke i bere festimet e Vitit te Ri ne Sidnei nder me te medhate e te gjithe botes.

Disa turiste kane mberritur qe dy dite perpara per te zene vendet me te mira dhe kane fjetur jashte neper tenda. Te tjeret nuk jane stepur nga shiu e radhet e gjata.

Organizatoret kane qene teper te zene me pergatitjet per festen e madhe. 3.000 kilograme fishekzjarre do te perdoren kete vit dhe meqenese nata e Vitit te Ri i bie me Hene blu, njerezve u eshte kerkuar te veshin dicka te kesaj ngjyre.

Henat blu, thote “Reuters”, jane nje fenomen i rralle dhe me mbremjen e Vitit te Ri koincidojne vetem nje here ne 20 vjet.

Top Channel