Berisha uron shqiptaret per Vitin e Ri

31/12/2009 19:20

Kryeministri shqiptar Sali Berisha uroi te gjithe shqiptaret kudo qe ata jetojne dhe punojne ne kete nate te nderrimit te viteve.

“Une, sonte, si familjar, prind, mik shok, dashamires, bashkeqytetar, por edhe kryeminister i juaj, vij prane jush ne kete feste dhe dua qe urimin tim me te perzemert si dhe ate, te familjes sime dhe te qeverise shqiptare per secilin prej jush, ta bashkoj me qindra dhe mijera mesazhe urimi qe ju merrni me letra, kartolina, sms, telefonata, facebook nga me te dashurit tuaj”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise theksoi se viti qe lame pas ishte nje vit i madh dhe i bekuar, qe i mbush te gjithe shqiptaret me besim, krenari dhe shprese dhe siguri, se viti qe vjen do te jete nje vit i bardhe edhe me i madhi per ne shqiptaret, nje vit ne te cilin, ne do te shnderrojme ne realitet endrren tone shekullore te levizjes se lire pa viza ne Europe.

“Gezuar vitin 2010, nje vit te mbare per çdo njerin prej jush, miqte dhe te dashurit tuaj, kudo ne bote. Shendet, gezime dhe miresi per te gjithe ju dhe per Shqiperine. Zoti ju bekofte ju dhe familjet tuaja dhe shqiptaret kudo qe jane”, u shpreh Berisha.

Top Channel