Afganistan, SHBA kerkon shtyrjen e zgjedhjeve

31/12/2009 08:35

Nje delegacion parlamentar amerikan i ka kerkuar presidentit afgan, Hamid Karzai, nje shtyrje te zgjedhjeve legjislative te parashikuara per fundin e majit.

“Eshte absolutisht e nevojshme qe te shtyhen zgjedhjet, te pakten derisa te mbyllet reforma ne sistemin elektoral”, eshte shprehur deputeti republikan, Mike Pence ne kuader te nje vizite dy ditore ne Kabul.

Karzai, Gjykata e Larte afgane dhe presidentet e Dhomes dhe Senatit kane bere te ditur disa dite me pare se zgjedhjet do te mbahen sipas parashikimeve ne Kushtetute.

Top Channel