Shkurti, piku i infeksionit nga gripi

30/12/2009 08:10

Numri i personave te prekur nga gripi i derrit ka arritur ne mbi 380 persona.

Kater raste te prekura nga AH1N1, ndodhen ne gjendje te rende shendetesore, ne terapi intensive. Sipas mjekeve, personat e shtruar ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza” dhe spitalin universitar te semundjeve te mushkerive “Shefqet Ndroqi”, jane ne gjendje te rende dhe te pandryshueshme.

Ndonese muaji dhjetor shenoi numrin me te madh te te prekurve nga virusi pandemik sipas Institutit te Shendetit Publik dhe specialisteve te epidemiologjise, pritet qe fluksi me i madh i perhapjes se virusit AH1N1 te jete ne muajin shkurt. Nderkohe qe numrin me te madh te te prekurve nga gripi i zakonshem e shenoi muaji nentor.

Top Channel