NY, alarm per bombe ne “Times Square”

30/12/2009 18:20

Alarm per bombe ne sheshin “Times Square” te New York-ut. Nje automjet i dyshimte i parkuar mes rruges numer 42 dhe Broadway eshte ne qender te vemendjes te agjenteve te policise lokale.

Trafiku rreth nje prej shesheve me te rendesishme te Manhattan eshte bllokuar plotesisht, ndersa forcat e rendit, ekspertet e eksplozivit dhe agjentet e njesive te emergjences po kryejne kontrolle mbi automjetin.

Behet fjale per nje kamioncine te tipit “Dodge”, prodhim i vitit 1992, qe sipas deshmive eshte parkuar prane kryqezimit prej shume kohesh, ndoshta dy ditesh.

“Times Square” eshte zemra e festimeve per Vitin e Ri ne New York. Aty del sfera prej kristali qe naten mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit shenon ardhjen e Vitit te Ri.
 

Top Channel