Kutite, Rama: Opozita nuk heq dore

30/12/2009 20:05

“Opozita nuk mund te heqe dore nga kerkesa e saj legjitime, per hapjen e kutive”. Keshtu eshte shprehur kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ne nje interviste per “Zerin e Amerikes”.

Ai ka theksuar se ne kete ceshtje nuk ka interesa personale, por eshte nje kauze qe i perket cdo shqiptari.

“Besoj se kauza qe ne kemi perqafuar eshte kauza e cdo qytetari dhe qytetareje qe deshiron nje Shqiperi te lire ne te gjithe aspeket, deshiron nje Shqiperi ku cdo gje te jete e mundur per kedo dhe mbi te gjitha, ku barazia perpara ligjit te jete nje kusht i pandryshueshem ndaj cilitdo”, eshte shprehur Rama.

“Problemi i lirise dhe ndershmerise se zgjedhjeve nuk eshte thjesht nje problem ne vetvete por eshte burimi i shumeckaje ndodh me pas me lirine dhe ndershmerine e konkurrences ne nje sistem te konkurrences dhe ne rast se sot nuk kemi konkurrence por kontroll mbi konkurrencen, kjo eshte pasoje dhe jo nje shkak”, theksoi ai.

Gjate kesaj interviste Rama ka folur edhe per sistemin e drejtesise ne Shqiperi, duke e cilesuar ate si “arkaik dhe te pareformuar”. Kreu i PS-se pohoi se mbi te po ushtrohet nje “presion” nga klika ne pushtet.  

“Pa asnje dyshim kemi nje sistem drejtesie i cili nga nje ane eshte ende shume arkaik dhe i pareformuar dhe nga ana tjeter eshte ne deformim te vazhdueshem per shkak te nje presioni barbar qe behet mbi te. Dhe mohimi qe ju be te drejtes se partise me te madhe ne vend, per te hapur kutite e votimit bazuar ne ligj, eshte mohimi i nje te drejte qe simbolikisht i behet cdo dite, cdo qytetari qe jo vetem s’eshte nje parti dhe nuk ka nje parti mbrapa, por eshte ai anonimi i dites qe e peson ne kurrizin e tij kete sistem drejtesie te deformuar teresisht”, theksoi Rama.

Top Channel