Kavaje, prag festash ne shtepine e te moshuarve

30/12/2009 08:05

Pritja e nje Viti te Ri ka sjelle edhe per te moshuarit e qendres se Kavajes caste te kendshme.

54 personat qe jetojne aty festuan pak dite me pare mberritjen e festave te fundvitit, ne prani dhe te Presidentit te Republikes. Disa iu gezuan si femije kesaj vemendjeje te kryeshtetarit dhe nuk munguan lotet, te tjere nxituan te flasin per mungesat qe kane duke perfituar nga rasti.

Por atmosfera festive nuk eshte mbyllur. Ata do t’i gezohen nates se nderrimit te viteve, ne menyren e tyre, pasi festa eshte edhe per ta. Drita, Tefta, Vera e shume te tjere. Te gjithe kane histori personale te jetes. Sa te ndryshme aq edhe te ngjashme. I bashkon fati, qendrimi ne pleqeri ne nje institucion dhe jo prane familjeve qe nuk munden t’i krijojne, ose qe emigracioni ua rrembeu. Se bashku ndajne te njejtin fat.

Mungesen e njerezve te afert, te gjakut te tyre, ne keto vite te jetes. Ndihen te braktisur, por e kane pranuar kete megjithese jo rralle perloten teksa kujtojne njerezit e tyre te gjalle e te vdekur. Disa mbajne prane shtratit fotot e te dashurve qe nuk i kane me. Te tjere kujtojne vitet e rinise, kur te qenet vetem as nuk e mendonim.

“Jemi afer Vitit te Ri. S’ka vend per trishtim. Le te gezohemi”, thote nje prej tyre. Te tjeret bien dakord. Edhe atje ku fjalet braktisje, vetmi e pamundesi jane te parat qe te bien ndermend, festohet. Perjetohet me gezim pritja e nje Viti te Ri.

Shtepia e te moshuarve ne Kavaje u cel kur ne vend pasojat e Luftes II Boterore ishin te dukshme. Me nismen e Kryqit te Kuq u hap azili i Kavajes me 6 nentor 1951, ku u strehuan 90 te moshuar nga rrethe te ndryshme te vendit, si dhe nga Kosova e Cameria.

Godina u vendos ne qender te qytetit, aty ku sot eshte spitali dhe para clirimit kishte qene prone e Mihal Dovanes. E shpronesuar dhe shtetezuar ajo strehoi ne 22 dhomat e saj te moshuarit, mes te cileve dhe 4 shtetas ruse qe me vone u larguan per ne Serbi. Me shuarjen e aktivitetit te Kryqit te Kuq, te gjitha shtepite e te moshuarve ne vend kaluan ne varesi te Ministrise se Shendetesise.

Ne vitin 1993 shtepia kalon ne varesi te Ministrise se Punes dhe atehere daton dhe vendimi per zhvendosjen e te moshuarve ne nje godine te re me 38 shtreter, te ndertuar enkas per kete qellim. Shtepia e re u cel ne qershorin e vitit 1997 dhe ofronte kushte aspak te mira per moshen e trete.

Punime pa cilesi, pa uje, pa drita dhe lageshti. Bashkepunimi me donatore te huaj mundesoi zgjidhjen e nje pjese te mire te problemeve. Nje vit i ri po troket dhe per ta. Pertej jetes qe pak u ka buzeqeshur, ata gjejne te kjo feste kenaqesine e te jetuarit edhe nje vit. Jeta eshte e shtrenjte dhe urimet per shendet te mire e jetegjatesi vazhdojne te shkembehen.

Top Channel