Irak, 20 te vdekur nga shperthimi ne Ramadi

30/12/2009 14:05

Spiralja e dhunes ne Irak, eshte rikthyer. Gati 20 vete kane humbur jeten nga nje sulm te dyfishte kamikaz ne qytetin e Ramadit. (UPDATE)

60 te tjere mbeten te plagosur, mes tyre edhe guvernatori i provinces se Al Anbarit, Kassim Mohammed. Keshilli provincial hodhi poshte njoftimet fillestare se ai ishte vrare.

Kamikazet shperthyen brezet me eksplozive qe kishin ne trup, sapo iu afruan zones se gjelbert te fortifikuar te qytetit ku ndodhen te gjithe ndertesat qeveritare. Provinca Al Anbar, e konsideruar deri vone si zone e qete, ka njohur kohet e fundit nje pershkallezim te ndjeshem sulmesh.

Anbari ishte ne zemer te kryengritjes islamiste sunite pas rrezimit te Sadam Husenit, por u kthye ne zone te sigurt pasi kreret fisnore u kthyen kunder al Kaedas ne 2006-ten.

Analistet mendojne se kjo vale e re dhune ka te beje me perpjekjet e rrjetit terrorist per te destabilizuar vendin perpara zgjedhjeve te muajit mars.

Top Channel