Cilet do te jene “punonjesit” e Vitit te Ri

30/12/2009 08:00

Jo per te gjithe nata e nderrimit te viteve eshte pushim. Madje per disa profesione kjo eshte nata me me shume pune, jo vetem gjate dites se 31 dhjetorit, por edhe nates.

Me shume se lodhje dhe merzitje, naten e nderrimit te viteve ketyre persona qe ndodhen ne krye te detyres do t’u mungoje tavolina dhe ngrohtesia familjare, e cila nuk nderrohet me asnje shperblim jashte orarit dhe asnje feste gala ku mund te marrim pjese.

Ne fakt jo vetem per shkak te detyres, ndonjehere na duhet te qendrojme ne pune per festa edhe per shkak te sherbimit te rotacionit qe na ka rene. Me te pervuajturit, ne naten e nderrimit te viteve, jane mjeket, mamite, infermieret, forcat e rendit, punonjesit e urgjencave, por edhe zjarrfikesit.

Per te gjithe kete kategori datat 31 dhjetor dhe 1 janar jane njesoj si te gjitha ditet e tjera te punes, edhe me me shume angazhime, por jo vetem bluzat blu dhe ato te bardha.

Do te mungojne prane familjes, te afermve apo shoqerise edhe kamerieret, kuzhinieret, aktore te humorit, si dhe kengetare e muzikante, te cilet do te duhen te krijojne atmosfere ne ambiente te ndryshme, lokale, restorante, klube nate.

Taksistet, gazetaret, supermarketet, parukieret do te qendrojne ne pune deri ne oret e vona te nates. Ushqimoret rreth lagjeve, si dhe dyqanet qe tregtojne produkte ushqimore do te qendrojne ne sherbim te pakten deri rreth ores 20:00. Bashke me to do te ofrojne sherbim edhe dyqanet e dhuratave, luleve, si per te perfituar dicka me shume nga te gjithe klientet e vonuar ne zgjedhje.

Mjeket sidomos ata qe punojne ne repartin e urgjences, djegie-plastikes, otorino-laringologet, si dhe infeksionistet do te jene ne krye te detyres. Ne rastin e festave te fundvitit, ata do te jene edhe me teper te angazhuar, per pasoje te aksidenteve, djegieve nga fishekzjarret, abuzimit me ushqimin, alkoolin. Helmimet dhe te aksidentuarit jane problemet me te shpeshta qe kane qytetaret me rastin e Vitit te Ri.

Nuk mbeten pas me gabime edhe qytetaret qe abuzojne me alkoolin, shpejtesia me te cilen drejtojne automjetet behet shkak i aksidenteve qe shkojne deri me pasoje vdekjen. Duke u nisur nga keto, punonjesit e rendit dhe shendetesise jane te njoftuar dhe paralajmeruar qe te presin e percjellin te gjitha rastet e urgjencave, duke qendruar ne pune si cdo dite tjeter.

Policia rrugore do te luaje nje rol teper te rendesishem duke pasur parasysh qe jo vetem gjate dites e paradites, por edhe pas mesnates trafiku eshte pjese e pandashme e rrugeve, bllokimi i qarkullimit eshte i paevitueshem jo vetem ne karrexhata, por edhe ne trotuare. Me shume se asnjehere ne naten e nderrimit te viteve, me te zenet me pune do te jene kamerieret e banakieret qe do te sherbejne dhjetera e qindra pije, qe do te bertasin per te komunikuar e per t’u marre vesh me klientet, te cilet vetem bejne porosi, kercejne, kendojne e fishkellejne. Le te shpresojme qe kete Vit te Ri nuk do te kemi shume aksidente, helmime, djegie, por edhe abuzime me alkoolin e dozat e ushqimit.  

Top Channel