Berisha: Qeveria, mbeshtetje te moshuarve

30/12/2009 21:00

Kryeministri Berisha  ka drekuar  me rastin e festave te fundvitit me  disa te moshuar  nga shtepia e te moshuarve ne Tirane.

Duke iu uruar nje vit te mbare, Berisha garantoi te moshuarit se qeveria do te jete gjithmone prane tyre per ta lehtesuar dhe per ta bere jetesen e tyre sa me cilesore.

“Per t’ju nderuar juve eshte nje detyrim i madh i qeverise dhe mbare shoqerise, per t’ju patur ju ne vemendje te vazhdueshme, ne menyre qe te gezoni te gjitha sherbimet qe meritoni”, tha Berisha.

Duke ngritur nje dolli me te moshuarit, kryeministri ka pershendetur edhe stafin e shtepise se te moshuarve qe kujdeset per ta.

Top Channel