Putin: Do zhvillojme arme ofensive

29/12/2009 11:05

Rusia duhet te zhvilloje arme ofensive per t’i bere balle mburojes anti-rakete te Shteteve te Bashkuara. Deklarata eshte bere nga kryeministri Vladimir Putin, i cili citohet nga agjencite ruse te lajmeve. (UPDATE)

“Per te ruajtur ekuilibrin pa zhvilluar nje sistem mburoje anti-rakete si SHBA, ne duhet te zhvillojme nje sistem ofensiv”, ka deklaruar Putin nga Vladivostok, ne lindje te Rusise.

“Me nje lloj cadre, partneret tane do te ndihen te sigurte dhe do te bejne cfare te duan. Ekuilibri do te prishet dhe do te kete nje agresivitet me te madh, si ne politike, ashtu dhe ne ekonomi”, ka theksuar Putin.

Ish-kreu i Kremlinit ka nenvizuar se me arritjen e Traktatit te ri mbi carmatimin berthamor, Rusia eshte gati t’u jape Shteteve te Bashkuara informacione mbi armet e saj ofensive, ashtu sikunder duhet te beje Uashingtoni me informacionet mbi mburojen anti-rakete.

“Nese duam te shkembejme informacione, atehere Uashingtoni te na furnizoje me te dhena mbi programin e tij anti-rakete. Ndersa ne nga ana jone do te jemi te gatshem per te dhene informacione mbi armet tona ofensive”, ka pohuar Putin.

Duke folur per Traktatin e ri amerikano-rus per carmatimin, Putin ka theksuar se ai duhet te permbaje rregulla te sakta mbi reduktimin e armatimeve, te interpretohet njesoj nga te dyja palet dhe te permbaje te dhena te verifikueshme dhe transparente.

Top Channel