Kine, ekzekutohet britaniku i denuar per droge

29/12/2009 09:50

Nje shtetas britanik eshte denuar me vdekje nga autoritetet kineze pasi u shpall fajtor per trafik droge.

Akmal Shaikh, 53 vjec dhe baba i tre femijeve, i ka mohuar te gjitha akuzat e ngritura ndaj tij dhe familja e tij ka deklaruar se ai vuan nga probleme mendore.

Ekzekutimi eshte kryer pavaresisht apeleve per meshire te bera nga qeveria britanike. Kryeministri Gordon Brown deklaroi se ndihej i hidheruar dhe i zhgenjyer nga ky vendim.

Nga ana e saj ambasada kineze ne Londer deklaroi se Shaikh nuk kishte te dhena per probleme mendore, ndryshe nga sa pretendon familja e tij, e cila deklaronte se 53 vjecari vuante nga crregullimi bipolar.

“Jam e tronditur dhe e zhgenjyer qe ekzekutimi u krye pa marre parasysh gjendjen mendore te babait tim. Pyes veten si mund te quhet kjo drejtesi”, ka deklaruar e bija, Leilla Horsnell.

Por ambasada kineze, ne nje komunikate te shperndare per mediat, ka theksuar se te drejtat e Shaikh jane zbatuar dhe respektuar plotesisht.

Top Channel