Irani kercenon Britanine e Madhe

29/12/2009 13:40

Irani, permes ministrit te tij te Jashtem, Manoucher Mottaki i ka derguar nje mesazh paralajmerues Britanise se Madhe.

“Britania do te marre nje grusht ne goje nese nuk pushon se foluri kunder regjimit qe shtypi protestat ne Iran”, ka deklaruar shefi i diplomacise iraniane.

Nderkohe, autoritetet e tjera lokale kane akuzuar mediat e huaja ne Teheran se kane qene pjese e nje komploti per te shkaktuar nje “revolucion” kunder regjimit.

“Pergjegjesit e protestave te diteve te fundit ne Teheran duhet te paguajne pasojat”, kane deklaruar autoritetet.

“Fajtore jane armiqte e revolucionit, spiunet, shtypi i huaj dhe elemente te brendshem”, jane shprehur kreret e Gardes Revolucionare.

Top Channel