Iran, arrestohet motra e Ebadin

29/12/2009 10:15

Motra e Shirin Ebadi, nderuar me cmimin Nobel per Paqe eshte arrestuar nga sherbimet sekrete iraniane.

Lajmin e ka bere te ditur vete Ebadi, vleresuar me cmim ne vitin 2003, e cila ka bere te ditur se tre burra dhe nje grua shkuan ne banesen e motres se saj ne Teheran dhe pas ‘pushtimit’ te apartamentit, arrestuan docenten e mjekesise Nushin Ebadi, si dhe sekuestruan kompjuterin e saj.

“E arrestuan per te me te detyruar qe t’i jepja fund punes se sime”, thote Shirin, avokate dhe aktiviste per te drejtat njerezore.

“Nuk ka bere asgje te keqe, nuk eshte perfshire ne aktivitetet e mia dhe nuk ka marre pjese ne asnje proteste”, shtoi ajo.

Top Channel