Gripi A, OBSH: Nuk duhet ta nenvleresojme

29/12/2009 20:35

Drejtoresha e pergjithshme e Organizates Boterore te Shendetesise, Margaret Chan ka bere thirrje qe te mos nenvleresohet gripi A/H1N1.

Sipas doktoreshes Chan, “eshte shume shpejt qe te pohohet se ka kaluar piku i pandemise ne nivelin boteror, pasi kjo eshte e vertete vetem per Veriun e Amerikes”.

Sipas saj, “per pjesen tjeter te botes eshte e nevojshme qe te vezhgohet evolucioni i pandemise nga 6 ne 12 muaj, perpara se te thuhet nje gje e tille”.

Deri tani, numri i te vdekurve nga virusi eshte me shume se 12 mije.

Top Channel